Aktualitet

Banesa e Maks Velos shpallet “Monument kulture”

Shkruar nga Liberale
Banesa e Maks Velos shpallet “Monument kulture”

Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore vendosi të shpallë “Monument Kulture të Kategorisë II”, banesën e intelektualit, piktorit, arkitektit dhe shkrimtarit, Maks Velo, në Rrugën “Hoxha Tahsin”.

Lajmin e ka dhënë Ministria e Kulturës, e cila njofton se banesa do të merret në mbrojtje të shtetit dhe shpallet pasuri kulturore.

Arkitekti dhe piktori i njohur, Maks Velo u nda nga jeta më 7 maj, në moshën 85 vjecare.

Njoftimi:

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti firmos shpalljen “MonumentKulture”, të banesës së Maks Velos

Banesa e artistit, Maks Velo merret në mbrojtje nga shteti dhe shpallet “pasuri kulturore”.

Në respekt të figurës dhe kontributit të dhënë përmes artit, profesionalizmit, dëshmisë dhe mendimit të lirë, Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore vedosi të shpallë “Monument Kulture të Kategorisë II”, banesën e piktorit, arkitektit dhe shkrimtarit, Maks Velo, në Rrugën “Hoxha Tahsin”.

Në bashkëpunim edhe me pronarët e banesës, të cilët duhet të resktojnë të drejtat dhe detyrimet, që përcakton Ligji nr.27/2018 “Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë”, i hapet udhë muzealizimit të shtëpisë së Maks Velos, që garanton ruajtjen të pacenuar të trashëgimisë intelektuale dhe artistike e tij.

Tanimë, janë institucionet përkatëse të trashëgimisë kulturore, nën varësinë e Ministrisë së Kulturës, që do të kujdesen dhe do të përcaktojnë masat që duhen marrë, përvëniennëmbrojtjetëkëtijobjekti.

Maks Velo u ndangajetanëdatën 7maj 2020, nëmoshën 85-vjeçare.

I nderuar me titullin “Mjeshtër në Arkitekturë”, Maks Velo ka projektuar disa objekte jo vetëm në Tiranë, por edhe në qytetet të tjera të vendit; është autori i një numri të madh pikturash, të ekspozuara në Shqipëri e jashtë vendit. Përmes një serie veprash letrare, memuaristike e dokumentare ai ështënjë dëshmitar i dorës së parë, i një periudhe të errët të historisë së vendit tonë, si një i mbijetuar i burgjeve të komunizmit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH