Globi

Balona 'spiune' mbi Montana shkak për anulimin e vizitën së Blinkenit në Kinë

Shkruar nga Liberale
Balona 'spiune' mbi Montana shkak për anulimin e vizitën

Pentagoni tha të premten në mesditë se një balone spiune kineze kishte ftuturuar në lindje dhe tashmë ndodhje mbi pjesën qendrore të Shteteve të Bashkuara. Po kështu zyrtartë amerikanë hodhën poshtë pretendimet e Kinës se balona nuk po përdorej për përgjim.

Gjeneral brigade Pat Ryder, Sekretar i shtypit i Pentagonit, nuk pranoi të japë detaje se ku ndodhej saktësisht balona ose nëse po shqyrtoheshin mundësi për ta rrëzuar atë. Po zyrtarë ushtarakë e kanë përjashtuar këtë si opsion, për shkak të rreziqeve të mundshme që mund t'u shkaktohen njerëzve në rast të rrëzimit të saj në tokë.

Zoti Ryder tha se ajo po fluturonte në një lartësi prej rreth 18 km mbi tokë dhe se ishte e manovrueshme dhe kishte ndryshuar kurs. Ai tha se aktualisht ajo nuk paraqiste ndonjë kërcënim. Ai tha gjithashtu se bëhej fjalë vetëm për një balonë që po gjurmohej nga autoritetet amerikane.

Sekretari Blinken shtyn vizitën e planifikuar për në Kinë

Më herët një zyrtar i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit njoftoi se Sekretari i Shtetit Antony Blinken vendosi të shtyjë udhëtimin e planifikuar për në Kinë, për shkak të tensioneve të krijuara nga balona 'spiune' kineze. Zyrtari shtoi se Sekretari Blinken do të udhëtonte në Kinë "kur kushtet ta mundësonin një gjë të tillë".

Pekini shprehu keqardhjen lidhur me atë që ai e quajti, një mjet fluturues "civil", që kishte humbur kontrollin e kishte përfunduar në territorin e SHBA. Kina hodhi poshtë deklaratat se mjeti po përdorej për përgjim.

Incidenti ngjalli 'stuhi' politike në Shtetet e Bashkuara.

"Ne kemi shqyrtuar deklaratën e keqardhjes së Republikës Popullore e Kinës, por prania e kësaj balone, në hapësirën tonë ajrore është një shkelje e qartë e sovranitetit, si dhe e ligjit ndërkombëtar dhe është e papranueshme që kjo të ndodhë", u tha zyrtari amerikan gazetarëve gjatë një telekonference.

Pas konsultimeve me angjencitë e tjera dhe me Kongresin, kemi arritur në përfundimin se kushtet nuk janë të përshtatshme në këtë moment, që Sekretari Blinken të udhëtojë për në Kinë”, tha zyrtari amerikan.

Objekti që duket se është një balonë përgjimi është vërejtur mbi qytetin Billings, në Montana. Ajo po fluturon në një lartësi mbi trafikun ajror komercial dhe nuk paraqet rrezik ushtarak apo fizik për njerëzit në tokë.

“Po shikoja nga dritarja si zakonisht, kur vura re balonën. Në fillim mendova se ishte një yll, por kjo s’kishte mundësi pasi ishte mesi i ditës. Më pas e kuptova se ishte shumë i madh për të qenë yll”, tha zoti Doak.

Incidenti mund të nxjerrë në pah deri ku Pekini dhe Uashingtoni janë të gatshëm të shkojnë për të spiunuar njëri-tjetrin ndërsa tensionet mes superfuqive botërore janë në rritje. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken pritet të udhëtojë në Kinë javën e ardhshme për një vizitë për të cilin kishin rënë dakord në nëntor presidenti Biden dhe presidenti kinez Xi Jinping.

Zbulimi i balonës së përgjimit mund të ndikojë mbi këto plane.

John Parachini, studiues ndërkombëtar i mbrojtjes në institutin RAND thotë se koha kur ky incident po ndodh “është për të ardhur keq”.

“Nuk është e qartë se balona mund të bëjë ndonjë përgjim më të madh, se sa satelitët kinezë. Presidenti Biden ka folur për mbajtjen e linjave të komunikimit të hapura me qeverinë kineze. Udhëtimi i Sekretarit Blinken në Kinë në ditët në vijim ishte pjesë e kësaj përpjekjeje. Kjo tani krijon një ndërlikim si për Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe për Kinën dhe është një provokim për të ardhur keq”, tha zoti Parachini.

Kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve Kevin McCarthy shprehu zemërimin e tij në rrjetin social Twitter.

“Mospërfillja e pacipë e Kinës për sovranitetin e SHBA-së është një veprim destabilizues që duhet trajtuar”, shkroi ai në Twitter.

“Presidenti Biden nuk mund të heshtë”.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Mao Ning tha se Pekini po “verifikonte” situatën dhe paralajmëroi kundër spekulimeve.

“Kina është një vend i përgjegjshëm, që ka respektuar gjithmonë ligjet ndërkombëtare dhe nuk ka ndërmend të shkelë territorin dhe hapësirën ajrore të ndonjë vendi sovran. Lidhur me këtë çështje, jemi në procesin e verifikimit të situatës dhe shpresojmë, që të dyja palët ta trajtojnë atë së bashku me qetësi dhe kujdes”, tha zonja Mao.

Balona përgjimi kanë fluturuar disa herë mbi Shtetet e Bashkuara gjatë viteve të fundit, por kjo balon duket se ka qëndruar më gjatë se në rastet e mëparshme, tha një nga zyrtarët amerikanë.

Zyrtarët thanë fillimisht se avionët luftarakë u mobilizuan për ta goditur atë. Por, Pentagoni këshilloi presidentin Biden të mos e bënte këtë nga frika se mbeturinat mund të përbënin një kërcënim sigurie.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH