Aktualitet

Balluku në krahun e djathtë të Ramës, biseda e parë “kokë më kokë” e Belindës

Shkruar nga Liberale
Balluku në krahun e djathtë të Ramës, biseda e parë

Kuvendi i Shqipërisë miratoi pasditen e sotme shkarkimet dhe emërimet e reja në qeveri. Kryeministri Rama ia ka besuar numrin dy në qeveri Ministres për Energjinë dhe Infrastrukturën, Belinda Balluku, duke shkarkuar nga kjo detyrë Zv/Kryeministrin dhe Ministrin e  Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj.

Në kuadër të procesit të integrimit dhe negociatave me Bashkimin Europian, Kryeministri Rama ka emëruar kryenegociatore Majlinda Dhukën, në vend të Zef Mazit, Dhuka po ashtu është emëruar Ministre Shteti pranë kryeministrit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH