Ndërmarrjet e ujësjellësve do të shkrihen në qendra qarqesh, pasi me drejtimin aktual pjesa më e madhe e tyre sjellin humbje. Në mbledhje me krybashkiakët e qarkut Korçë, ministrja Belinda Balluku foli edhe për modele suksesi, duke vlerësuar Kolonjën dhe Korçën për menaxhimin e ujit.
Shoqëritë e ujësjellës-kanalizimeve do të bashkohen. Me planin e ri, brenda një qarku, ato do të kenë 1 ose 2 ndërmarrje, me qëllim rritjen e cilësisë dhe performancës.
Në Korçë, ministrja u tha kryebashkiakëve të rajonit të rishikojnë matëset e ujit për bizneset, pasi po faturohen pak se familjet.
Në analizën e bërë, Korça dhe Erseka janë bashkitë me performancën më të mirë të menaxhimit të ujësjellësve, ndërsa Pusteci, Maliqi e Devolli mbartin rreth 2 milionë euro borxhe.