Aktualitet

Balluku dhe Kushi, në Elbasan për fushatën e kursimit të energjisë elektrike

Shkruar nga Liberale
Balluku dhe Kushi, në Elbasan për fushatën e kursimit të

ëvendëskryeministrja, njëherësh ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi u ndalën sot në Elbasan, në vijim të fushatës ndërgjegjësuese për kursimin e energjisë elektrike.

Në shkollën “Jorgji Dilo”, grupet e specialistëve nga kompanitë publike të sektorit energjetik ndanë për nxënësit sugjerime dhe këshilla të thjeshta, por shumë të rëndësishme që lidhen me kursimin e energjisë elektrike.

“Të gjithë duhet të përfshihemi dhe të japim sa më shumë kontribut në këtë fushatë. Në radhë të parë duke u sjellë secili prej nesh vetë në mënyrë të përgjegjshme, për të respektuar këto rregulla. Së dyti duke folur me vëllain me motrën me shokun me shoqen, pse jo edhe me prindërit dhe me gjyshërit sepse të gjithë duhet të japim kontribut për të konsumuar energjinë elektrike”, ishte mesazhi i ministres Kushi drejtuar nxënëseve të shkollës “Jorgji Dilo”.

Ajo shtoi se në të gjitha shkollat është zbatuar Vendimi i Këshillit të Ministrave për të caktuar një koordinator i cili do të jetë përgjegjës pikërisht për këtë mision të përbashkët të kujdeset që të gjitha dritat të jenë të fikura kur mbaron procesi mësimor.

Ndërsa, zëvendëskryeministrja Balluku tha se janë një sërë projektesh sa i takon diversifikimit të burimeve të energjisë dhe si rrjedhojë rritjes së kapaciteteve prodhuese, por deri në materializimin e tyre dhe mbi të gjitha sot kur sektori energjetik është në një krizë që i ka prekur të gjitha vendet është e rëndësishme që të gjithë të solidarizohen dhe të japin kontributin e tyre.

“Energjia për Shqipërinë është një fushë shumë e rëndësishme në vëmendje të Qeverisë gjithmonë. Por sot ndodhemi në një situatë emergjence, në një situatë krize. Dhe kur ndodhemi në një situatë krize atëherë duhet të marrim veprime të menjëhershme, pavarësisht planeve afatgjata që ne kemi për vendin. Kështu që çfarë duhet bërë në këto momente kur 1 megavat orë kushton 10 herë më shumë sesa kushtonte 1 vit më parë. Për më tepër ka dhe një problem që sot është e vështirë që të gjesh sasi energjetike në treg, është çdo ditë dhe më e vështirë”, u shpreh Balluku.

Qytetarët kanë nisur të tregohen të kujdesshëm duke kursyer energjinë elektrike, theksoi zv.kryeministrja, duke shtuar se ky fakt evidentohet nga ulja e konsumit gjatë këtyre javëve të fundit, sigurisht ndikuar edhe nga kushtet e motit.

“Synimi ynë është që të ulim 15% konsumin për çdo njësi, pra secila familje duhet të mundohet ta ulë këtë konsum me 15%, krahasuar me faturën e 1 viti më parë. Ky duhet të ishte një objektiv që duhet ta kishim të gjithë përpara syve për të arritur. Duke bërë këtë Qeveria Shqiptare do të ketë mundësi që të vazhdojë dhe të mbrojë konsumatorin”, deklaroi Balluku.

Takimet me nxënësit e shkollave, në kuadër të fushatës sensizbilizuese për kursimin e energjisë do të vijojë edhe në qytetet e tjera të vendit. krahas sensibilizimit Qeveria Shqiptare ka marrë edhe një sërë masash të tjera për përballimin e krizës energjetike, duke pasur në fokus mbrojtjen e konsumatorit familjar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH