Aktualitet

Balluku: 10 miliard lekë në dispozicion të sektorit energjetik

               Publikuar në : 15:45 - 27/10/21 liberale

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku, deklaroi se sektori i energjetikës është një nga fushat më të prekura nga kriza globale.

Balluku njoftoi se në mbledhjen e sotme është marrë vendimi për garancinë sovrane për të vënë në dispozicion të sektorit energjetik 10 miliard lekë. Sipas saj kjo do të krijojë kushte për të mbrojtur fashën e abonentëve familjarë dhe biznesit të vogël.

“Një nga fushat më sensitive e prekur nga kriza globale është ajo e energjisë. Na duhet të punojmë çdo ditë. Sot është marrë vendimi për garancinë sovrane për të vënë në dispozicion të sektorit energjetik 10 miliard lekë të cilat do të krijojnë kushte për të mbrojtur fashën e abonentëve familjarë dhe biznesit të vogël. Duhet të kemi parasysh që çmimet e larta globalisht sot janë një problem i madh. Na shqetëson mungesa e sasive energjetike në treg. Ajo që po bëjmë përmes akteve ligjore është krijimi i një mundësie për të siguruar këto sasi.

Dy projektvendime të rëndësishme që kalojnë sot janë shpronësimet për dy linja të rëndësishme që i konsiderojmë investime kritike. Vetëm investimet kritike që kanë të bëjnë me prodhimin do vazhdojnë të funksionojnë. Synimi ynë është krijimi i mburojës për familjet dhe bizneset e vogla. Dua të përmend dy ndryshime që kemi bërë sot më VKM 822. Të dyja ndryshimet janë bërë për të lehtësuar investimet vendase në energjinë e rinovueshme, sepse diversifikimi i burimeve të energjisë sot është më i rëndësishëm se kurrë. Gjithashtu kërkohet nxitje dhe përshpejtim i këtyre proceseve.

Duke qenë se projektet bazohen në projekte të mirëfillta, kjo bën që parashikimi të jetë i saktë dhe të mos hasim vonesa në kantiere si ka ndodhur përpara. Të gjitha projektet që do nisin gjatë vitit të ardhshëm kanë të përcaktuar shumën e shpronësimit për nisjen e këtyre projekteve”, tha ndër të tjera Balluku.


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back