Aktualitet

Balla zbulon detaje nga mbledhja me drejtuesit politikë

Shkruar nga Liberale
Balla zbulon detaje nga mbledhja me drejtuesit politikë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, zbardhi detaje nga takimi i sotëm mes kryeministrit Edi Rama dhe drejtuesve politikë në qarqe.

Balla tha se ky ishte një takim i përjavshëm, që do të vijojë deri në ditën e zgjedhjeve, më 25 prill 2021, ku sot janë diskutuar çështje të karakterit organizativ.

Gjithashtu, numri dy i PS deklaroi se në mbledhje i është dorëzuar kryeministrit Rama një përmbledhje e vlerësimeve që burojnë nga qytetarët për cilësinë e shërbimeve publike dhe çfarë duhet përmirësuar.

“Ky takim i përjavshëm do të vijojë deri më 25 prill. Ne kemi diskutuar sot mbi çështje të karakterit organizativ, padyshim edhe të një raportimi të një vlerësimi që kemi mbledhur nga qytetarët mbi cilësinë e shërbimeve publike.

I kemi dorëzuar kryeministrit një përmbledhje të vlerësimeve që burojnë nga qytetarët për cilësinë e shërbimeve publike, për përmirësimin e tyre. Kemi diskutuar dhe për krijimin e një kanali komunikimi virtual me anëtarësinë e partisë, për të vlerësuar performancën e çdo përfaqësuesi të PS. Ky kanal do të kontribuojë në përmirësimin e partisë.

Thirrja ime është që të gjithë të marrin pjesë në zgjedhje. Partitë kanë detyrë të marrin pjesë në zgjedhje, populli duhet të votojë dhe të zgjedhë drejtimin që duhet. Ky është diskutimi që do të jetë i përjavshëm në shtabin tonë elektoral”, tha Balla.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH