Aktualitet

Balla: Seanca nesër do ndahet në tri pjesë, në fokus programi i qeverisë “Rama 3”

Shkruar nga Liberale
Balla: Seanca nesër do ndahet në tri pjesë, në fokus

Kreu i Grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha në fund të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve se seanca e nesërme plenare do të jetë e ndarë në tri pjesë.

Sipas Ballës, në fokus të seancës plenare të së enjtes do të jetë prezantimi i programit qeverisës të qeverisë “Rama3”.

“Kemi miratuar me konsensus pikën e rendit të ditës, që lidhet me kohën e debatit, lidhur me miratimin në Kuvend të përbërjes së qeverisë. Nga opozita ka pasur disa propozime, që lidhen me sfazimin e kësaj seance dhe ne kemi rënë dakord që kjo seancë të ndahet në tre pjesë. Pjesa e parë është prezantimi i programit, në fund të kësaj faze merren të gjitha pyetjet dhe më pas hapet debati, në një fazë të tretë, që kulmon me votimin. Votimi është një i vetëm, qoftë për përbërjen e ministrave, qoftë të programit. Çdo deputet do të ketë mundësi të flasë jo më shumë se 10 minuta”, tha mes të tjerash Balla.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH