Aktualitet

Balla-RTSH: Anuloni kontratën e Champions League, futbolli është luks

Shkruar nga Liberale
Balla-RTSH: Anuloni kontratën e Champions League, futbolli është

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla është shprehur kundër vendimit të RTSH-së për blerjen e ndeshjeve të Champions League.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ai u shpreh se nuk është dakord që të televizoni publik të blejë ndeshjet me një vlerë 1.8 milionë Euro, para që sipas tij duhet të ishin përdorur për të fuqizuar sinjalin, pasi ndeshjet e futbollit janë luks.

“Nuk e di pse duhet të harxhojë 1.8 milionë Euro televizoni publik që të blejë Champions League, ndeshjet janë në sektorin e luksit. Qytetarët mund të jetojnë pa parë ndeshjet e Champions League, por them se do jetonin edhe më parë pa i parë. Këto para mund t’i kishit përdorur për të blerë pajisje për të fuqizuar sinjalin e transmetimit. Nuk e kuptoj si mund të shpenzohen kaq shumë para për të blerë ndeshjet”, tha Balla. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH