Aktualitet

Balla pas takimit me presidentin: S’kemi qenë të prerë për një datë, por jemi gati të fitojmë zgjedhjet

Shkruar nga Liberale
Balla pas takimit me presidentin: S’kemi qenë të prerë

Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas takimit me presidentin Bajram Begaj.

Në një deklaratë për mediat, ai u shpreh se, PS-ja nuk ka qenë e prerë për një datë për mbajtjen e zgjedhjeve lokale, por është e gatshme që të hyjë në zgjedhje dhe t'i fitojë ato në datën e caktuar nga presidenti Begaj.

“Palët duhet të respektojnë pikë së pari kompetencën presidentit, Pasi është ai që ka kompetencë dhe të përcaktojë se cila do të jetë data e zgjedhjeve. Zgjedhjeve mund të zhvillohen brenda afatit 15 prill, 15 maj, duke marrë parasysh ndonjë ditë që mund të jetë festë zyrtare. S’kemi qenë të prerë në një propozim tonin apo sugjerim për një datë të caktuar, pasi besojmë se presidenti duhet të marrë në konsideratë të gjitha propozimet. PS është e gatshme që të marrë pjesë në zgjedhje, dhe t’i fitojë ato në secilën datë që do donte presidenti. Ajo që vërej, një vlerësim maksimal, gatishmëria e presidentit për të dëgjuar të gjitha palët. Se di kë ka pritur zoti Begaj, se nuk mbaj regjistrin se cili hyn dhe del nga Presidenca. Të gjitha autoritetet në këtë vend, përfshi dhe autoritetin e presidencës, respektojnë ligjin dhe gjykatat.”, tha Balla.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH