Aktualitet

Balla paralajmëron: Ka filluar puna për reformimin e AMA-së

Shkruar nga Liberale
Balla paralajmëron: Ka filluar puna për reformimin e AMA-së

Në konferenën për mediat, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla Balla u ndal edhe tek zgjedhja e kreut dhe anëtarëve të AMA-s, ndërsa theksoi se ka nisur puna për reformimin e saj.

“Unë jam këtu për të dhënë një vlerësim dhe jo pa qëllim që përgjatë këtij komunikimi kam lexuar me shumë kujdes, gjetjet e vyera të Komisionet të Venecias. E thash në fillim se ne jemi shumica qeverisëse në këtë vend, ne nuk kemi kohë për festa tifozë të kategorisë së tretë, por kemi përgjegjësinë e madhe për të udhëheqësh dhe adresuar çështje. Dhe në këtë rast ua thash, është e nevojshme që në dritën e sugjerimeve të Venecias, sugjerimi bazë është që të reformohet zgjedhja e anëtarëve të AMA. Kemi përgjegjësinë për të udhëhequr dhe për të adresuar çështje shumë të nevojshme që në sugjerimet e tyre, të reformohet AMA. Ka filluar puna për reformimin e AMA-së. Sa i takon mënyrës se si e sheh presidenti, besoj se Venecia e pranon nevojën e një mekanizmi zhbllokues. Do ta dëgjojmë siç kemi bërë gjithmonë. Venecia është shumë e qartë në nevojën për depolitizim, mjaft më me kompromise.”, tha Balla. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH