Aktualitet

Balla- Nokës: Nuk po marr në mbrojtje PD, ta gëzoni atë që iu ka gjetur

Shkruar nga Liberale
Balla- Nokës: Nuk po marr në mbrojtje PD, ta gëzoni atë

Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla në fjalën e mbajtur në Kuvend i është përgjigjur Flamur Nokës i cili e cilësoi si 'zëdhënës të shoqatës së bravave' dhe se po merrte në mbrojtje PD-në.

Balla i tha se përjashtimi i deputetëve nga grupi parlamentar është e drejtë ekskluzive e çdo partie, ndërsa theksoi se nuk ka ndërmend të marrë në mbrojte PD.

"Qoftë larg që të hyjmë në punët tuaja të brendshme. I gëzofshi, i paçi për vite me radhë se ne ua thamë se këtu do përfundoni. Rregullorja nuk i ka shumë të qarta disa çështje, mendje se e drejta e çdo grupi parlamentar për ta përjashtuar dikë është e drejtë ekskluzive, prandaj ndërhyra dhe Noka më etiketoi që po marr në mbrojtje. As nuk e kam ndërmend, ju e gëzofshi ca iu ka gjet. Gjej rastin të falënderoj çdo koleg të PD që kanë votuar marrëveshje të rëndësishme se ky është një model që i bën nder secilit prej nesh.

Dua t'iu them se opozita është institucion tepër i rëndësishëm, madje në Kuvend është pjesa përbërëse është pjesa më e rëndësishme që ka të bëj me kontrollin parlamentar. Keni ardhur me disa propozime dhe ne kemi qenë korrekt për të pranuar e punuar dua t'iua them troç që një pjesë e sjelljes tuaj nuk ka qenë brenda asaj që parashikon ligji, rregullorja e kuvendit, e megjithatë ka qenë fleksibilitet. Atë që kemi hequr ne me ju, atëherë ishte Berisha, sot Basha, ato që kemi hequr ne me ju në opozitë jua kemi thënë në 2013 ju s'keni për të vuajtur aspak nga ana jonë. Ta votojmë Gjekmarkajn, ne jemi të gjithë pro sepse është e drejtë ekskluzive", tha Balla në Kuvend.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH