Aktualitet

Balla: Lleshaj bën një punë të shkëlqyer. Sulme kriminale ndodhin...

Shkruar nga Liberale
Balla: Lleshaj bën një punë të shkëlqyer. Sulme

Forcat “Shqiponja” do të jenë nga sot dhe në Elbasan. Për prezantimin e këtyre forcave të policisë kanë qenë në Elbasan dhe Sekretari i Përgjithshëm i PS Taulant Balla si dhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.

Pas ceremonisë së rastit ata i janë përgjigjur interesit të medias. Sa i përket largimit apo qëndrimit të Lleshajt si ministër, Balla tha se ai ka bërë dhe bën një punë të shkëlqyer.

Ndërkohë për ngjarjet e djeshme kriminale, Balla u shpreh se ndodhin në çdo kryeqytet të botës dhe se policia do t’i zbulojë autorët.

“…Hedh dikush një gurë në lumë dhe të gjithë të mençurit e tjerë duhet ta ndjekin. Ministri Lleshaj prej ditës së parë në krye të ministrisë së Brendshme ka bërë dhe bën një punë të shkëlqyer dhe padyshim ky është një investim i rëndësishëm i besimit që PS dhe grupi parlamentar i saj i ka dhënë. Ndaj do ju lutesha miqësisht të fokusohuni tek ajo që ndodhi sot në Elbasan që është një rritje e prezencës së prekshme të punës së policisë në shërbim të njerëzve të zakonshëm të Elbasanit.

Sulme kriminale si ai i mbrëmshmi në Tiranë ndodhin në çdo kryeqytet të botës dhe do doja të kishit pak durim sepse policia e Shtetit do t’i zbulojë në kohë autorët dhe do t’i vërë para përgjegjësisë”, deklaroi Balla.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH