Aktualitet

Balla: Mbështesim ndryshimet e propozuara nga opozita parlamentare

Shkruar nga Liberale
Balla: Mbështesim ndryshimet e propozuara nga opozita parlamentare

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha se mazhoranca mbështet ndryshimet e propozuara nga opozita parlamentare për Reformën Zgjedhore, si dhe mbështet hapjen e listave.

“Nga ana e opozitës parlametnare është ndërmarrë një iniciativë, që është në konformitet të plotë. Sot në Komisionin e Ligjeve është bërë diskutimi në parim dhe them që pozicioni zyrtar i grupit të PS është që ne jemi dakord në parim me 3 ndryshimet e propozuara, për të garantuar lehtësi në procesin e votimit të qytetarëve shqiptarë. Na rezulton që shqiptarët duan jo vetëm të shprehin një votë për partinë, kryetarin e partisë, por duan dhe një votë parapëlqyese për njërin prej kandidatëve në listë. Ne e mbështesim në parim nismën e deputetëve të opozitës parlamentare. Vlerësojmë se ky është një hap demokratizimi. Mendoj se PS gjithmonë ka qenë refleksion e asaj që do shumica e shqiptarëve. Në këtë këndvështrim ne mbështesim një hapje të listave”, tha Balla. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH