Aktualitet

Balerinat në klubet e natës në Tiranë rrëfejnë punën e tyre

Shkruar nga Liberale
Balerinat në klubet e natës në Tiranë rrëfejnë

Stripizmi është një ndër prunët që mbetet “tabu” në vendin tonë. Dy balerina nga klubet e natës në Tiranë, kanë rrëfyer për Abc News, disa të fshehta nga prapaskenat, apo ofertat e ndryshme që i kanë ardhur, apo takimet në rrugë.

“Ka nga ata që janë të shoqëruar me bashkëshortet ose me të dashurat, thjesht ke një kontakt me sy dhe vazhdo rrugën. Sepse normalisht ndihen në siklet se mos do t’i flasim ose mos do t’i japim të njohur, por ne nuk japim të njohur.

Këtu vijnë shumë vajza, shumë çifte, vajza që festojnë ditëlindjen apo që bëjnë bachelor party, apo vajza që vijnë me të dashurin dhe duan t’i bëjnë një surprizë për ditëlindje”, u shpreh njëra nga balerinat.

Ndërsa balerina tjetër është ndalur te opinion i njerëzve, që sipas saj është i gabuar.

Çdo person që ka një opinion të gabuar për stripet, për ne që punojmë këtu është i ftuar që të vijë. Ne jemi një vend argëtimi si çdo klub tjetër, i vetmi ndryshim është se këtu ka balerina seksi që performojnë në një mënyrë shumë të bukur dhe që thjesht bëhet muhabet. Nuk ka asgjë të gabuar se ça mendojnë njerëzit, janë të ftuar të vijnë kur të hapemi”,tha ajo.

Më tej, balerinat kanë theksuar se paguhen mirë, madje marrin edhe bakshish.

“Paguhesh mirë normalisht se në momentin që t’i performon të lejnë bakshishe, që kështu ka shumë bakshishe, ka njerëz që e vlerësojnë mënyrën se si ti kërcen, se si ti performon”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH