Aktualitet

"Babai vrau nënën", vajza tregon si u fut në grupin e prostitucionit

Shkruar nga Liberale
"Babai vrau nënën", vajza tregon si u fut në grupin e

Në mesin e grupit të prostitucionit që u zbulua në Tiranë, mes të arrestuarve ishte dhe një vajzë.

Ajo është kapur nga policia duke kryer marrëdhënie seksuale në grup bashkë me Hermes Nikaj të njohur si Zogu i Tiranës dhe  me 47-vjeçarin nga Laçi me iniciale A.GJ.

E reja me iniciale D.M. ka treguar se mbante mend edhe tre raste të tjera ku kishte kryer marrëdhënie seksuale në këmbim të parave, duke treguar me emër edhe klientët të cilët siç është shprehur ajo i kishte njohur nga Zogu i Tiranës.

Ajo ka treguar se në një nga këto tre raste ka shkuar deri në Maqedoni për të takuar një klient.

Vajza ka treguar më tej edhe arsyen pse ishte bashkuar me grupin e prostitucionit. Ajo ka treguar se babai i saj i kishte vrarë nënën duke e lënë të vetme.

Tashmë po hetohet në gjendje të lirë nga Prokuroria e Tiranës, lidhur me këtë skemë prostitucioni./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH