Aktualitet

Babai tenton të mbysë foshnjën e tij në mes të rrugës, shpëtohet nga kalimtarët

Shkruar nga Liberale
Babai tenton të mbysë foshnjën e tij në mes të

Një ngjarje shokuese ka ndodhur në qendër të Athinës. Kamerat në rrugë, kanë filmuar momentin e tmerrshëm, ku u desh ndërhyrja e kalimtarëve për të shpëtuar jetën e vogëlushit.

Siç duket edhe nga videoja, një burrë mban në krahë një fëmijë të vogël. Me një lëvizje rrufe ai shtrëngon trupin e tij të vogël me njërën dorë, ndërsa me tjetrën tenton ta mbyste duke i mbuluar me dorë gojën.

Një grua që e kupton se çfarë do të bënte, tenton ta tërheqë dhe ta shpëtojë fëmijën, ndërsa nëna e tij vrapon në gjendje të çmendur për ta shpëtuar. Babai i tij, megjithatë, e shtyun fort.

Pasoi një përleshje, me nënën e djalit që u përpoq ta largonte fëmijën nga ajo. Një burrë tjetër vrapon për të ndihmuar dhe ata më në fund arritën ta shpëtonin fëmijën.

Kalimtarët kanë bllokuar burrin rumun, i cili është rrëzuar përtokë. Policia e ka dërguar në komisariatin e Omonias, ndërsa nënë e fëmijë kanë udhëtuar drejt Rumanisë.

[gallery columns="1" size="full" jnewsslider="true" ids="1252107,1252108,1252109"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH