Life Style

Babai sulmon Meghan Markle: E turpshme, përçmoi familjen mbretërore

               Publikuar në : 11:55 - 22/01/20 liberale

Babai i Meghan Markle, Thomas e ka konsideruar të turpshëm vendimin e vajzës së tij për të hequr dorë nga statusi mbretëror.

Në një intervistë për Channel 5, ai tha se Meghan përçmoi familjen mbretërore dhe po hidhte poshtë ëndrrën e çdo vajze vetëm për para. Thomas parashikoi se familja mbretërore mund të shkatërrohej nga pasojat e veprimit të vajzës së tij.

“Kur u martuan, ata morën përsipër një detyrim dhe detyrimi ishte që qëndronin pjesë e familjes mbretërore dhe ta përfaqësonin atë. Është një marrëzi për ta. Është një nga institucionet më fisnike, por po e shkatërrojnë, po e zbehin dhe nuk duhet ta bëjnë këtë”, tha ai, duke shtuar se Meghan nuk është vajza që ai rriti.

Njoftimi i Meghan dhe Harry se do hiqnin dorë nga statuset e tyre erdhi si një tronditje për të gjithë familjen mbretërore, si edhe britanikët.

 

Tags: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back