Kronikë

Babai nxjerr emra të tjerë për vrasjen e të birit, pagoi 2,5 milionë për mblesëtarët

Shkruar nga Liberale

Një ditë pas arrestimit të Martina Pajollarit, ka dhënë dëshminë sot babai i 26 vjeçarit të vrarë, Martin Çeço, i cili u gjet i mbytur në muajin qershor në rezervuarin e Maliqit. Përveç të akuzuarve, ai ka nxjerrë sot dhe një emër tjetër, si të përfshirë në vrasjen e të birit.

Bëhet fjalë për shtetasin  Xhoni Potka, ish-burri i motrës së Tinës me të cili janë takuar në byrektore bashkë me Martinin, të cilit i kishte premtuar se do t’i bënte Tinën për nuse mblesë kjo që i kishte kushtuar 250.000 lekë të rinj (pagesë për mblesëtarët), tregon Nevzat Çeço për “News24”.

Sipas tij kjo mund jetë pikënisja e gjithçkaje kur një tentativë për fejesë nëpërmjet mblesëtarëve të lartpërmendur, lidhi dhe komunikimin ndërmjet të rinjve në telefon fakt që bëri xheloz Valter Mollajn, i cili planifikoi vrasjen e 26-vjeçarit.

Në rrëfimin e tij Nevzati tregon detaje nga takimi me Xhonin deri tek komunikimi i të birit me Tinën.

Çeço përmend edhe një emër tjetër që sipas tij edhe ky do të hynte mblesë për të bijën, por hoqi dorë edhe pse i kishte marrë para. Nevzati thotë se Martinit i erdhi një telefonatë nga dikush i panjohur që e ka nxjerrë Martinin jashtë, por që nuk kishte dijeni kush fshihej pas asaj telefonate misterioze, e vetmja gjë që dinte ishte se telefonata kishte zë gruaje.

Ai pohoi më tej se Tina Pajollari i dërgonte Martinit foto të një varri me lule por ai nuk e kuptoi mesazhin e fotografive që ajo i dërgonte të birit.

“Mua ma ha mendja që në këtë ka gisht më shumë ai që i ka marrë lekë djalit dhe një tjetër që ka hyrë në burg. Edhe ai Erzati i ka marrë para djalit. E kam dëgjuar unë, Xhonin e ka lënë e shoqja. Me këta ma ha mendja më shumë se i kanë marrë paratë. Tinën ky e patur kushërirë, Erzati hyri në mblesëri, nuk e bëri dot. Pastaj më tha të fus Xhonin, se me të atin e Xhonit kisha ngrënë e pirë unë. Hyra me djalin në byrektore, ky ishte atje. U ulëm atje, u njohëm, pimë dhe nga një birrë. Pas një jave takoj plakun dhe nusen e Xhonin me gjithë fëmijë. Ja shtruam atje, u hodh vjehrri i tha nuses, ka një djalë të mirë të urtë, t’ia bëjmë Tinën. Pastaj Xhoni i tha djalit, ta bëj unë por dua kaq lekë. 500 mijë mori ai i mblesës, 1 milionë Xhoni dhe 1 milionë shoku i Xhonit. Pastaj djali më tha që Xhoni me bllokoi, nuk foli më. Që në atë kohë, djali u mërzit. Kishte shkuar 2 herë për ta takuar, ky i kishte thënë “Ik p*rdhu se nuk më ke dhënë para. Që atë kohë, djali u mërzit”, tha Nevzat Çeço.

Ndërkohë Martina Pajollari e cila u arrestua nga policia si e përfshirë në vrasjen e të riut, ajo ka deklaruar fakte të ndryshme para organeve gjatë 5 muajve, deri në momentin që konfirmoi dhe prezencën e saj në vendngjarje në momentin që ka ndodhur krimi i rëndë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH