Aktualitet

Babai i pesë fëmijëve u dogj i gjallë, pas bllokimit të dyerve elektrike të Teslas

Shkruar nga Liberale
Babai i pesë fëmijëve u dogj i gjallë, pas bllokimit të

Një mjek u dogj pasi makina Tesla, që po drejtonte, u përplas dhe shpërtheu në flakë. Dr. Omar Awan, 48 vjeç, vdiq në shkurt 2019 pasi makina e tij Model S u përplas në South Flamingo Road në Florida.

Familja e tij tani ka paditur kompaninë e makinave të Elon Musk, duke pretenduar se vdekja e babait të pesë fëmijëve, shkaktuar nga thithja e tymit dhe djegia, mund të ishte shmangur nëse nuk do të ishin hapur dyert e Teslës.

Mjetet Tesla kanë doreza të veçanta thuajse të padukshme, që qëndrojnë shesh me trupin e makinës.

Ato fshihen të mbyllura kur automjeti është në levizje dhe dalin jashtë kur mjeti ndalon për të lejuar që njerëzit të futen ose të dalin.

Pas përplasjes zjarrfikësit nuk mund të hynin në automjet pasi dorezat nuk ishin ngritur.

Një ekspert i Tesla tha se dorezat e dyerve të makinës ngrihen automatikisht “edhe në rast aksidenti”.

Por oficerët e policisë thanë në raportin e tyre se “në këtë rast dorezat e dyerve ishin të mbyllura.”

Sipas raportit të policisë, Awan në kohën e aksidentit po drejtonte me më shumë se 120 km në orë.

Tesla mohon pretendimet në padi duke thënë se makina funksiononte plotësisht dhe se vdekja e Awan ka ardhur për fajin e tij.

Por bashkëshortja e Awan tha asokohe për rrjetin NBC South Florida: “Ai mund të kishte shpëtuar, mund të ishte këtu me ne, me fëmijët e tij. Ishte vetëm 48 vjeç”.

Zëdhënesi i policisë tha gjithashtu për mediat: “Ata nuk gjenin dot një dorezë dere për të hyrë dhe nxjerë shoferin. Tentuan të thyenin xhamin e dritares por nuk arritën. Deri në atë pikë flakët ishin tepër të mëdha”.

Makinat Tesla dihet se shpërthejnë në zjarre të pakontrollueshme, pas aksidenteve të rënda dhe duhet 40 herë më shumë ujë për ta fikur, sesa një makinë normale. Makinat rindizen kryesisht për shkak të baterisë elektrike, e cila mund të ruajë sasi ekstreme të nxehtësisë edhe pas shuarjes së zjarrit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH