Sport

Babai i kampionit të UFC-së humb jetën nga koronavirusi

               Publikuar në : 16:54 - 03/07/20 liberale

Koronavirusi i ka marrë jetën edhe babait, njëkohësisht edhe trajner, të kampionit të UFC-së Khabib Nurmagomedov.

Abdulmanap Nurmagomedov u nda nga jeta në moshën 57-vjeçare pas komplikacioneve të shkaktuara nga Covid-19. Ai ishte i shtruar në një spital në Moskë, ndërsa pësoi një sulm në zemër, i cili i mori edhe jetën këtë të premte.

Lajmi është konfirmuar nga Ramzan Kadyrov, lideri i Çeçenisë dhe një mik i familjes.

 

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back