Aktualitet

Babai i dy fëmijëve gjendet i vdekur në vendin e punës

Shkruar nga Liberale
Babai i dy fëmijëve gjendet i vdekur në vendin e punës

Një 50 vjeçar është gjetur i vdekur në vendin e tij të punës tek Ujësjellësi i Delvines.

Luan Mushi u gjet pa jetë mëngjesin e kësaj të mërkure pranë depos së ujit në fshatin Bamatat të Delvinës.

Babai i dy fëmijëve ishte ngritur si zakonisht në mëngjes dhe kishte dalë nga shtëpia për të hapur ujin në orar pranë depos.

Mirëpo vonesa e tij jo e zakonshme ka shqetësuar familjaret, të cilët kanë shkuar dhe e kanë gjetur të vdekur kryefamiljarin.

Dyshohet se ai mund të ketë pësuar atak kardiak.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH