Showbiz

Babai i Dua Lipës: Nuk jam kosovar, por shqiptar

Shkruar nga Liberale
Babai i Dua Lipës: Nuk jam kosovar, por shqiptar

Babai i Dua Lipës është shprehur se nuk i pëlqen që ta quajnë kosovar. Gjatë një interviste, Dukagjin Lipa u shpreh se është shqiptar nga Kosova.

Muzikanti gjithashtu foli për “sulmin” e serbëve ndaj vajzës së tij pas publikimit të flamurit të Shqipërisë etnike.

Ai u shpreh se nuk ndërhyn asnjëherë në vendimet e Dua Lipës për të bërë postime patriotike.

“Unë nuk bie dakord me termin kosovarë, por me termin shqiptarë nga Kosova. Nuk kam qejf të më thonë a je shqiptar apo kosovar. Jo, jam shqiptar nga Kosova ashtu siç është Dua Lipa shqiptare që ka lindur në Britani. Nuk e shtyj asnjëherë Duan që të bëjë postime për Shqipërinë dhe Kosovën, ajo e bën sepse e do vendin e vet dhe ndien përgjegjësi morale ndaj popullit tonë për të shfrytëzuar platformat për të rregulluar gjërat e gabuara,”– tha muzikanti në një intervistë për “A Show”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH