Globi

"Baba ndaloje djegien, të lutem", dalin pamjet drithëruese nga Siria

Shkruar nga Liberale
"Baba ndaloje djegien, të lutem", dalin pamjet drithëruese

Imazhe të tmerrshme janë shpërndarë në media, që tregojnë tmerrin që po ndodh në Siri pas nisjes së bombardimeve të Turqisë.

Disa pamje të rënda, të marra nga një spital në Tal Tamr, pranë qytetit kufitar të Ras al-Ayn, tregojnë një djalosh i cili ka pësuar djegie të thella në pjesën e sipërme të trupit. Teksa është dërguar në spital për t’u kuruar, mediat shkruajnë se i mituri ka thirrur gjithë dhimbje babanë e tij:

“Baba, ndaloje djegien… të lutem”, tha ai pak çaste para se mjekët t’i japin një dozë morfine.

Mendohet se djaloshi ka kaluar 12 orë në agoni para se të mjekohej.

Hamish de-Bretton Gordon, një ekspert britanik për armë kimike, tha se djegiet dukeshin në përputhje me fosforin e bardhë – një armë kimike e ndaluar e cila ngjitet në lëkurë dhe digjet në kontakt me lagështinë.

Pamjet e rënda u publikuan në një portal kurd, së bashku me fotografitë e disa djemve në një tjetër spital në al-Hasakah, gjithashtu afër Ras al-Ayn, me djegie të thella në fytyrat e tyre.

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1094711,1094710,1094713,1094712"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH