Aktualitet

Avokati i Thaçit në Hagë: S'kishte motiv për të bërë këto krime, UÇK s’ka bërë akte terroriste

Shkruar nga Liberale
Avokati i Thaçit në Hagë: S'kishte motiv për të

Avokati i ish-kreut të UÇK-së, Hashim Thaçit i cili është duke e mbrojtur në Gjykatën Speciale thotë se në asnjë moment, ai nuk ka pasur motiv për t’i bërë veprimet e përmendura dje në aktakuzë.

Sipas tij, çdo veprim nuk ka qenë terrorist, pasi nuk kanë i organizuar, përkundrazi kanë qenë në thelb zemërata e popullit të kthyer pas luftës.

“Thaçi nuk kishte asnjë motiv si subjekt politik për t’i bërë këto veprime. Në një raport të CIAS-s thuhet se UÇK nuk ishte e përfshire se nuk kishte asnjë veprim terrorist. Thaçi e dinte se nuk do e arrinte dot pavarësinë e Kosovës pa ndihmën e SHBA-ve. Krimet janë kryer, por jo të motivuara. Thaçi se ,mohon se krime janë kryer gjatë dhe pas konfliktit, e ka informuar këshillin e OKB por kundërshton pretendimin se kanë qenë me qëllime politike. Nga vjen kjo dhunë? Se dhunë ka pasur. Dhuna ishte rezultat i veprimeve të pakontrolluara dhe të paorganizuara. Ishte larje hesapesh, sepse kishte mungesë të institucioneve pas luftës. Kishte zemërate nga populli të kthyer pas luftës. Hakmarrja ishte motiv për të kundërshtuar. Në asnjë moment nuk u fol për hakmarrjen e një popullate gjatë luftës.”, tha avokati i Thaçit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH