Aktualitet

Avokati i terroristit: Mos e çoni në Taxhikistan, ja pse erdhi këtu

Shkruar nga Liberale
Avokati i terroristit: Mos e çoni në Taxhikistan, ja pse erdhi

Asllan Dogjani, avokati i 24-vjeçarit nga Taxhikistani, Komron zukhurov, tha për mediat se i ka kërkuar Gjykatës së Tiranës të zbusë masën e sigurisë “arrest me burg” për klientin e tij.

“Kërkoj të mos ekzagjerohen lajmet, pasi sjell pasoja morale për një vend dictatorial si Taxhikistani. Shërbimi sekret ka marrë gjithë familjen e tij dhe po i terrorizon, pasi është një vend më keq se regjimi i Enver Hoxhës.Vjen për herë të parë në Shqipëri te halla e tij, nuk ka qenë asnjë herë tjetër. Klienti ka shkuar vetë në polici, vullnetarisht, dhe është e pavërtetë që ka ardhur në vendin tonë me dikë tjetër. Ne kemi kërkuar masë sigirimi më të butë. Klientit tim i rrezikohet jeta në vendin tij, pasi atje e kanë dhunuar, duke përdorur edhe rrymë elektrike në trupin e tij. Ai ka ardhur me vizë në Shqipëri, për vizitë te halla e tij. Ai është një djalë shumë I mirë, është i martuar dhe pret një fëmijë. I ngelet hetimit në Gjermani të provojë, nëse ai ka kryer një vepër penale”, tha avokati. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH