Aktualitet

Avokati i Redjan Rrajës: S'ka prova për përfshirjen e tij në atentat

Shkruar nga Liberale
Avokati i Redjan Rrajës: S'ka prova për përfshirjen e tij

Avokati i Redjan Rrajës, Besnik Çerekja deklaroi në përfundim të seancës te Krimet e Rënda se klienti i tij nuk ka pasur konflikte me prokurorin dhe se nuk ka qenë i përfshirë në atentatin kundër tij.

Versioni që vetë Redjani tha është se nuk është i përfshirë në këtë histori, kontestuam provat që pretendojnë prokurorët. Prokuroria solli gjurmë të gishtave të Redjan Rrajës te një nga sendet që ndodheshin në makinë. Ditën e atentatit ndodhej në Shqipëri. Nuk po tentonte të arratisej. Prokurorët nuk kishin prova të tjera. Nuk ka pasur asnjë njohje dhe as konflikte. Redjani deklaroi vetëm 'Jam dakord me mbrojtjen dhe shpresoj drejtësia të bëjë punën e saj'“, - tha avokati i tij.

Gjykata e Krimeve të Rënda la në burg Rrajën, si person i përfshirë në atentat, nisur nga fakti që në makinën e braktisur të autorëve pas atentatit, janë gjendur sende me gjurmë të shenjave të gishtave të Rrajës./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH