Medium Personazhe

Avokate, feministe dhe afroamerikane: Ja kush është Miss USA, 2019

               Publikuar në : 20:18 - 04/05/19 Liberale

E diplomuar në Drejtësi, diplomë mastër në administrim biznesi, asistente ligjore për të burgosurit, e deklaruar si feministe dhe afroamerikane: Chelsie Kryst është 28-vjeçe dhe është shpallur Miss USA, 2019.

Mbretëresha e bukurisë së Shteteve të Bashkuara u kurorëzua në Grand Sierra Resort në Reno, Nevada.

Chelsie Kryst është nga Karolina e Veriut dhe është diplomuar në Universitetin Ëake Forest. Kur ishte studente, sporti i saj i preferuar ishte atletika.

Kur Kryst u pyet rreth lëvizjes #MeToo dhe #TimesUp, u përgjigj se këto lëvizje po garantojnë që vendet e punës në SHBA të jenë gjithmonë e më të sigurta dhe më gjithëpërfshirëse. Ajo u shpreh se si avokate, këto lëvizje, janë ato që dëshiron të ndodhin dhe përreth të cilave ka shumë dëshirë të dëgjojë.

Chelsie deklaron se ndjehet e lumtur që mori pjesë në këtë konkurs bukurie në Nevada, i cili është edhe shteti i parë dhe i vetëm amerikan që ka një shumicë të grave në Parlament.

28-vjeçarja, gjithashtu drejton një blog mode, i quajtur: White Collar Glam./ Gazeta Liberale

Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *