Aktualitet

Avionstart: Kostot e udhëtimit të Ramës janë “konfidenciale”

Shkruar nga Liberale
Avionstart: Kostot e udhëtimit të Ramës janë

Kompania bullgare Aviostart e “shërbimi ajror VIP” ka konfirmuar për Exit.al se Kryeministri Edi Rama përdori kompaninë për të fluturuar nga Tirana në Beograd më 10 tetor 2019.

Pavarësisht se kompania deklaroi se kostot e udhëtimit, si dhe të dhënat e klienti ishin “informacione konfidenciale”, ajo nuk e mohoi se Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka përdorur këtë shërbim.

Udhëtimet qeveritare, përfshirë edhe ato të Kryeministrit, duhet të kalojnë përmes procedurës së prokurimit publik, në mënyrë që të shmangen dyshimet për korrupsion.

Kohët e fundit, zyrtarë të Partisë Socialiste, përfshirë edhe Zëvendës kryetarin e Bashkisë Tiranë Arbjan Mazniku janë kritikuar sepse kompania private Fusha shpk, kontraktori më i madh i Bashkisë Tiranë, pagoi qëndrimin e tyre në një hotel luksoz në Barcelonë.

Rama e vizitoi Beogradin me rastin e firmosjes së marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për krijimin e zonës së “Shengenit Ballkanik”. Një bashkim i tillë në Ballkanin Perëndimor ka qënë dëshirë e vjetër e Bashkimit Evropian, i cili e ka promovuar edhe përmes të ashtu quajturit proces të Berlinit.

Ende nuk dihet se kush ka paguar për udhëtimin e Ramës në Beograd. /Exit.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH