Aktualitet

“Avioni privat i Ramës”/ Basha publikon shifrat: Shpërdorim i taksave të qytetarëve më të varfër në Europë

Shkruar nga Liberale
“Avioni privat i Ramës”/ Basha publikon shifrat:

Kryedemokrati Lulzim Basha ka denoncuar atë që ai quan luks qeveritar ku sipas tij bëjnë pjesë edhe milionat e që Rama shpërdoron për fluturimet e tij me avionin privat. Sipas Bashës janë 52 milionë euro që shpenzohen nga qeveria për udhëtime luksi.

Ai shkruan se ky shpërdorim i taksave të qytetarëve më të varfër të Europës, tregon pse vettingu në politikë është i domosdoshëm për të pasur politikanë që punojnë për familjet shqiptare, jo për veten, krimin e organizuar dhe oligarkët.

“Në 52 milionë eurot që shpenzohen për luksin qeveritar, bëjnë pjesë edhe milionat që Rama shpërdoron për fluturimet e tij me avionin privat, me flatrat korruptive të një kompanie ajrore të ekspozuar edhe nga Transparency International. Ky shpërdorim i taksave të qytetarëve më të varfër të Europës, tregon pse vettingu në politikë është i domosdoshëm për të pasur politikanë që punojnë për familjet shqiptare, jo për veten, krimin e organizuar dhe oligarkët.’-shkruan ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH