Globi

Avdullah Hoti publikon emrat e ministrave të qeverisë së re

Shkruar nga Liberale
Avdullah Hoti publikon emrat e ministrave të qeverisë së re

Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur emrat në qeverinë e re nga radha e subjektit të tij.

Përmes një konference për mediat Hoti është shprehur se "me këtë ekip dhe ekipin që presim të na prezantohet sonte nga partnerët e koalicionit do të bëjmë bashkë një ekip e cila do të zbatojë programin qeverisës për të cilin jemi dakorduar me të gjithë partnerët".

Emrat e LDK-së për qeverinë e re janë:

Driton Selmanaj – Zëvendëskryeministër.

Hykmete Bajrami – Minsitre e Financave

Besian Mustafa – Ministër i Bujqësisë.

Vlora Dumoshi – Ministre e Kulturës

Agim Veliu – Ministër i Brendshëm.

Anton Quni – Ministër i Mbrojtjes

Arban Abrashi – Ministër i Infrastrukturës.

Armend Zemaj – Ministër i Shëndetësisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH