Aktualitet

Autorizimet për importin e eksportin e barnave do të lëshohen online

Shkruar nga Liberale
Autorizimet për importin e eksportin e barnave do të lëshohen

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njoftoi se të gjitha autorizimet për importin dhe eksportin e barnave mjekësore do të lëshohen online brenda vitit 2020.

Subjektet nuk do të kenë më detyrimin të paraqesin dokumentet shoqërues për këto shërbime pranë Agjencisë Kombëtarë të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore por nëpërmjet portalit e-Albania do të plotësojë dokumentacionin e nevojshëm online.

Teksa inspektoi punimet në Agjencinë Kombëtare të Barnave Manastirliu tha se do të ndërtohen edhe dy laboratorë të rinj, që do të rrisin më shumë sigurinë për kontrollin e cilësisë së barnave.

Investimi për rehabilitimin e Agjencisë së Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore kap vlerën e 121.4 milionë lekëve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH