Letërsi

"Autorët e Kolanës “Leteratura”, 2020", çelin Leteraturën sot

Shkruar nga Liberale
"Autorët e Kolanës “Leteratura”, 2020",

Suplementi “Leteratura” i dedikohet letërsisë shqipe, ku nëpërmjet rubrikave të ndryshme vijnë shkrimtarë, rrëfime, kritika, dhe çdo e re rreth autorëve shqiptarë.

Të apasionuarit pas letërsisë së mirë do të kenë rastin të shijojnë disa rreshta për librat e spikatur për nga vlerat estetike dhe pesha e fjalës artistike, skalitur nga shkrimtarë të afirmuar, autorë të UET Press.

Kështu Leteratura hapet me: "Autorët e Kolanës “Leteratura”, 2020"

Mes shumë botimeve të reja që Shtëpia Botuese UET Press solli këtë vit të vështirë, për lexuesit shqiptarë të çdo profili, të apasionuarit pas letërsisë së mirë do të kenë rastin të shijojnë disa libra të spikatur për nga vlerat estetike dhe pesha e fjalës artistike, skalitur nga shkrimtarë të afirmuar tashmë në letrat shqipe.

Më pas do të gjeni: "Kortezh nën pandeminë ideologjike".

Botohet në Rumani romani “Funerali i pafundmë” i shkrimtarit Visar Zhiti.

Po ashtu një shkrim me titull: "Marshimi i verbër i shumicës" nga Dr. Luan Topçiu. Si dhe "Libri aktual i diktaturave që përsëriten" (nga pasthënia e Dr. Liviu Lungu).

Dhe për ta mbyllur "Etnokulturë e rrëfyer në 30 tregime", për librin “Barra e vrame”, të shkrimtarit Viktor Gjikolaj, nga Prof.Dr.Tefë Topalli.

Këto dhe shumë të tjera do t’i gjeni në suplementin “Leteratura” të Gazetës Liberale.

Botimet e reja të UET Press, mund t’i gjeni në platformat e dedikuara të librit online, si Panairi i Librit, Bukinist e të tjera, si edhe në rrjetin e librarive në vend. /Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH