Aktualitet

Automjeti përplas tek vijat e bardha kalimtarin në Durrës

Shkruar nga Liberale
Automjeti përplas tek vijat e bardha kalimtarin në Durrës

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në Nishtullë të Durrësit.

Mësohet se një automjet i cili po voziste me shpejtësi të lartë ka goditur një kalimtar tek vijat e bardha.

Dëshmitarë të ngjarjes tregojnë se automjeti ishte me shpejtësi tepër të lartë dhe nuk mundi të frenonte në kohë për të shmangur përplasjen.

Kalimtari i plagosur është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin rajonal të Durrësit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH