Pas aksidentit të autobusit me pelegrinët polakë në Kroaci, ku mbetën të vdekur 12 persona dhe 32 të plagosur ka ndodhur një tjetër aksident.
Këtë herë ngjarja ka ndodhur në Bullgari, ku një autobus është përplasur më një makinë të parkuar.
“Aksidenti ndodhi rreth orës 02:00 me orën lokale pranë fshatit Krusheto, rreth 250 km në verilindje të kryeqytetit të vendit Sofje, kur një autobus me targa rumune goditi një makinë me targa holandeze e cila ishte ndalur në anë të rrugës”, thuhet në deklaratë e zyrës së prokurorit të vendit.
Si pasojë kanë humbur jetën 4 pasagjerë, ndërsa 8 të tjerë janë lënduar.
“Tre pasagjerë vdiqën në vend, ndërsa i katërti vdiq në spital”, thuhet në deklaratë.
Mësohet se, turistët po ktheheshin nga Stambolli për në Rumani. Sipas mediave të huaja, ende nuk dihet shkaku i aksidentit. /Liberale.al