Të paktën 10 persona u vranë dhe 55 u plagosën kur një autobus që transportonte pelegrinët hindu u zhyt në një kanion në Indi.
Autobusi doli nga një urë dhe u zhyt në një grykë të Himalajeve pranë qytetit të Jammu në Kashmiri të martën, ndërsa po udhëtonte për në qytetin Katra në shtetin verior indian të Punjabit.
Një oficer policie u tha gazetarëve se autobusi ishte i mbingarkuar.
India ka një nga normat më të larta të vdekjeve rrugore në botë, me mijëra të vrarë dhe të plagosur çdo vit.
Shumica e aksidenteve i atribuohen ngarjes së pakujdesshme, rrugëve të mirëmbajtura keq dhe automjeteve të vjetra.
10 dead, 55 injured in #Jammu accident, bus was carrying people beyond capacity pic.twitter.com/65ooWfWEfo
— Greater Kashmir (@GreaterKashmir) May 30, 2023