Aktualitet

Autobusi i linjës së Unazës përplaset me një motor, plagoset pasagjeri 12-vjeçar

Shkruar nga Liberale
Autobusi i linjës së Unazës përplaset me një motor,

Një 12-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në rrugën “Ferit Xhajko”, Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 02.07.2023, rreth orës 08:45, në rrugën “Ferit Xhajko”, shtetasi P. R., duke drejtuar autobusin e linjës së Unazës, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin H. Gj.

Si pasojë është dëmtuar një i mitur 12 vjeç, (pasagjer në motomjet), i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH