Aktualitet

Autoboti i naftës përplaset me makinën, plagosen dy persona

Shkruar nga Liberale
Autoboti i naftës përplaset me makinën, plagosen dy persona

Një aksident ka ndodhur rreth mesditës në Rrugën e Kombit. Një kamion autobot që transportonte naftë drejt Kosovës ka goditur nga pas një makinë.

Si pasojë e kësaj përplasje të dy mjetet kanë humbur kontrollin dhe kanë dalë nga rruga. Autoboti ka dalë nga rruga rreth 100 metra larg nga vendi i aksidentit.

Fatmirësisht, drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjere në autoveturë, përkatësisht nënë e bijë morën dëmtime të lehta dhe u transportuan për në spitalin rajonal të Kukësit për ekzaminime dhe trajtime të nevojshme.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Të dy mjetet janë me targa të Kosovës por edhe drejtuesit e mjeteve dhe pasagjeret janë shtetas të Kosovës.

Aksidenti ndodhi në fshatin Morin, rreth 500 metra larg doganës ndërsa mjetet po udhëtonin drejt Kosovës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH