1

Austriaku thyen rekordin, qëndron dy orë e gjysmë në akull

               Publikuar në : 11:33 - 07/09/20 liberale

Një sportist austriak ka vendosur një rekord të ri botëror, pasi ka qëndruar për 2 orë, 30 minuta dhe 57 sekonda në një kuti të mbushur me akull.

I veshur vetëm me rroba noti, 42-vjecari Josef Koeberl u mbulua me akull, që arrinte deri në nivelin e shpatullave të tij në një kuti transparente.

“Nuk mendova se do t’ia dilja. Ishte kohë e gjatë, por kaloi shumë shpejt. E pabesueshme. M’u desh të përqendrohesha. Pas dy orësh e gjysmë, presioni ra pak, por sërish ishte ftohtë,” u shpreh Koeberl për gazetarët, pas daljes nga kafazi i akullt në qytetin e Melkut në Danub, aty ku ishte mbledhur një turmë e vogël njerëzish.

42-vjecari ka thyer kështu rekordin e mëparshëm për kontakt të plotë me akullin për 2 orë, 8 minuta dhe 47 sekonda, të vendosur nga vetë ai.

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back