Globi

Australi, i gjendet një krimb i gjallë 8 centimetra në tru, gruaja vuante nga amnezia dhe depresioni

Shkruar nga Liberale
Australi, i gjendet një krimb i gjallë 8 centimetra në tru,

Gjetje e mahnitshme në Canberra. Një grua 64-vjeçare australiane iu drejtua neurokirurgut sepse vuante prej kohësh nga depresioni dhe mungesa e kujtesës. Me një MRI, specialisti ishte në gjendje të kuptonte shkakun: në trurin e gruas, në fakt, ishte rrënjosur një krimb 8 centimetra i gjatë (një Ophidascaris robertsi ) që zakonisht gjendet te pitonët. Krimbi u nxor i gjallë nga neurokirurgu Hari Priya Bandi.

Siç raportohet nga The Guardian - dhe siç është publikuar në revistën Emerging Infectious Diseases  - sipas shkencëtarëve, ky është rasti i parë në botë i gjetjes së këtij lloji  paraziti tek njerëzit (foto nga Guardian rezultati i imazhit të rezonancës magnetike, red.).

64-vjeçarja australiane vuante prej vitesh: në fillim të vitit 2021 ajo u shtrua në spital për tre javë për shkak të dhimbjes së barkut, diarresë, kollës së thatë të vazhdueshme, etheve dhe djersitjeve gjatë natës. Por që nga viti 2022 nisi të vuante kryesisht nga depresioni dhe humbja e kujtesës. Pasi shkoi në spitalin e Kanberrës, erdhi edhe zbulimi tronditës falë një MRI të urdhëruar nga neurokirurgu. Megjithatë, as ai nuk mund ta besonte atë që i kishte ndodhur në të vërtetë pacientit. Ophidascaris robertsi, në fakt, është një nematod që gjendet te pitonët.

/Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH