Showbiz

Aurela Hoxha poston foto me partnerin, por pendohet

Shkruar nga Liberale

Prej kohësh Aurela Hoxha është zhvendosur në Spanjë ku ka nisur një jetë të re. Është përfolur se modelja është në një lidhje, por këtë pjesë ajo e ka mbajtur gjithmonë private deri në Shën Valentin, ku nuk duroi më dhe postoi një foto me personin që i ka vjedhur zemrën.

Në foto Aurela zbulon se ajo dhe personi misterioz kanë bashkë 6 vite, mirëpo siç duket u pendua dhe e fshiu pak më vonë postimin.

Modelja foli për herë të parë për partnerin në "Shiko kush luan", kur tha se puthjen e parë e ka dhënë në takimin e parë dhe se partneri i saj është shumë xheloz për çdo njeri që i afrohet asaj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH