Showbiz

Aurela Gaçe: Kisha vetëm 2 vite jetë si këngëtare

Shkruar nga Liberale
Aurela Gaçe: Kisha vetëm 2 vite jetë si këngëtare

Këngëtarja e madhe e skenës shqiptare, Aurela Gaçe e ftuar në emisionin“Këndo këngën time”, rrëfeu një nga sfidat më të mëdha të jetës së saj.

Pë shkak të punës të  vazhdueshme e të lodhshme Aurela pohon se ka pasur goxha problem me vokalin e saj.

"Pata një problem vokal, pasi punoja shumë. Edhe tani punoj shumë, por kam mësuar teknika të reja,” tha ajo. “Kam shkuar dhe jam vizituar te një nga mjeket më të mira në Amerikë, Wen Corovin, e cila kujdeset për të gjithë në Broadway. Ajo më pyeti sesa këngë këndoja, ndërsa unë i thashë që ne këndonim me orë”, tha ajo.

Këngëtarja pohon se nuk ka kënduar për një periudhë kohore: “Stopova tre muaj, kam qenë me ilaçe, nuk kam kënduar absolutisht dhe me ditë të tëra nuk kam folur fare."

Që nga ai moment, Aurela  në mënyrë sistematike, çdo ditë, bën ushtrime për të stërvitur zërin./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH