Globi

Athinë/ Qëllohet me armë zjarri 35-vjeçari shqiptar dhe dy grekë

Shkruar nga Liberale
Athinë/ Qëllohet me armë zjarri 35-vjeçari shqiptar dhe dy

Një përplasje e përgjakshme raportohet të ketë ndodhur në orët e para të mëngjesit të së enjtes në lagjen “Peristeri” në Greqi, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur një shqiptar dhe dy grekë.

Mediat greke raportojnë, se bëhet fjalë për një 35-vjeçar shqiptar, i cili ka marrë tre plumba në trup dhe ndodhet në Spitalin Attica.

Ndërkaq njëri prej të plagosurve të tjerë ka marrë plumb në kyçin e këmbës, ndërsa tjetri ka marrë plagë të renda në kokë.

Policia po heton lidhjen mes tre të plagosurve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH