Globi

Athina mbulohet nga tymi, dhjetëra qytetarë përfundojnë në spitale

Shkruar nga Liberale

Kryeqyteti i Greqisë, Athina nuk i ka shpëtuar kërcënimeve nga zjarret. Flakët që po djegin Atikën Veriore janë shumë pranë qytetit më të madh të Greqisë dhe e rrezikojnë seriozisht.

Ditën e sotme Athina është mbuluar e gjitha nga tymi, teksa dhjetëra qytetarë kanë përfunduar në spitale prej problemeve me frymëmarrjen apo mushkëritë.

Vatra më serioze në Greqi ishte ajo në Varibobi, e cila dyshohet se filloi nga shpërthimi i një transformatori të energjisë elektrike.

Po ashtu temperaturat e larta kanë shfaqur probleme për kryeqytetasit grek, pasi termometri prej ditësh shënon rreth 45 gradë Celsius.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH