Aktualitet

Atentati në Vlorë/ Identifikohen viktimat, e kaluara e tyre e njohur për policinë

Shkruar nga Liberale
Atentati në Vlorë/ Identifikohen viktimat, e kaluara e tyre e njohur

Një ngjarje e rëndë kriminale u ka marrë jetën dy personave në Vlorë nga një atentat i organizuar. Atentati ndodhi paraditen e sotme në autostradën e Vlorës pranë mbikalimit të Panajasë. Shpati Lena dhe Agim Xhezo janë dy viktimat e atentatit në Vlorë.

Emrat e tyre nuk janë të panjohur për policinë, pasi janë të përfshirë në një tjetër ngjarje kriminale.

Më 4 gusht të vitit 2019, ata u përfshinë në një sherr në zonën e Ujit të Ftohtë. Grupi i Shpati Lenës dyshohet se vrau Arben Beqirajn, pasi ky i fundit rrahu punëtorin që kujdesej në një lokal për kalin e Eduart Xhezos. Shpati Lena ishte mik, ndërsa Hakim Xhezo i afërm i pronarit të kalit, Eduart Xhezo.

Shpati Lena, i vrarë sot në atentatin në Panaja të Vlorës, ishte arrestuar 23 marsin e kaluar nga policia dhe më pas u lirua nga gjykata. Ai u prangos me 2 të tjerë, ndërsa ishin duke lëvizur me automjet në zonën e Ujit të Ftohtë të dyshuar për ngjarjen e ndodhur në 4 gusht 2019 në Plazhin e Vjetër, ku mbeti i vrarë Arben Beqiraj dhe u plagosur djali i tij dhe një i afërm i tyre. Gjatë operacionit për arrestimin e tyre iu sekuestruan edhe 2 armë zjarri pistoletë dhe municione luftarake.

Lidhur me ngjarjen e sotme, autorët dogjën makinën tip 'BMW', e vjedhur në Durrës para disa javësh, brenda së cilës policia gjeti saj 3 kallashnikovë. Makina e autorëve të dyshuar në krim kishte me targa italiane.

Deklarata zyrtare e policisë:

Sot, rreth orës 09:50, në dalje të fshatit Panaja, në aksin rrugor Fier-Vlorë, në rrethana ende të pa qarta, dyshohet se janë vrarë me armë zjarri, dy shtetas ende të paidentifikuar, të cilët ndodhen brenda një automjeti tip "Benz".

Gjatë krehjes së zonës, në fshatin Çerven, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur tip "BMË", i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit/ve të ngjarjes.  Nga kqyrja paraprake e automjetit dallohen në brendësi të tij, 3 armë zjarri automatike.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë ndodhet në vendin e ngjarjes, ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve, si dhe identifikimin e dy shtetasve të gjendur pa shenja jete.

Shërbimet e Policisë së DVP Vlorë, Delta Forcës e FNSH-së, në bashkëpunim me DVP Fier  kanë  ngritur pika kontrolli  dhe po krehin zonën  për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH