Aktualitet

Atentati në Vlorë/ Arrestohet një prej autorëve

               Publikuar në : 17:18 - 03/03/21 liberale

Policia e Vlorës vuri në pranga një 44-vjeçar si autor të dyshuar për vrasjen e Tauland Gjikajt këtë të mërkurë. Autori i dyshuar dhe i ndaluar nga policia e Vlorës është Andi Jonuzaj.

Atentati ka ndodhur në momentin kur viktima ishte duke ecur në këmbë në trotuar. Autori i vrasjes, sipas dëshmitarëve okularë, ka zbritur nga një mjet, i maskuar, dhe ka qëlluar me breshëri ndaj Beqirajt duke e lënë të vdekur në vend.

Pas vrasjes, autori është përpjekur të largohet me autoveturën tip Ford, por falë ndjekjes së shpejtë nga forcat e policisë, është kapur në një prej rrugëve dytësore që të nxjerrë në autostradën Vlorë-Fier.

Si provë materiale, efektivët gjetën në makinën me të cilin autori tentoi të largohej një armë zjarri kallashnikov.

Nga të dhënat paraprake mësohet se viktima është person i njohur për policinë dhe i arrestuar disa herë për mbajtje pa leje të armëve, vrasje me dashje të mbetur në tentativë, si dhe për prodhim e shitje të narkotikëve.

Dyshohet se në momentin që është ekzekutuar, viktima duhej të ishte nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Paraprakisht, dyshohet se kjo vrasje të ketë si motiv prishjen e pazareve të drogës në një prej vendeve nordike të Europës. Por, dëshmitë e autorit të dyshuar dhe rrethanat e tjera të ngjarjes pritet të zbardhin plotësisht këtë atentat.

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back