Aktualitet

Atentati ndaj prokurorit, policia shoqëron kunatin e Lulzim Berishës

Shkruar nga Liberale
Atentati ndaj prokurorit, policia shoqëron kunatin e Lulzim Berishës

Pas atentatit ndaj prokurorit Arian Ndoja, forcat speciale dhe RENEA kanë zbarkuar në qytetin e Durrësit. Kjo për arsye që të ndihmojnë Policinë lokale në aksionet e shoqërimit të personave të dyshuar për atentatin.

Prokurori Anton Martini, Donika Prela dhe Besim Hadarmataj kanë urdhëruar shoqërimin e të gjithë personave që mund të ndihmojnë ose kanë dijeni në lidhje me atentatin që iu bë pasditen e së premtes prokurorit Arian Ndoja, që ishte i shoqëruar në makinë nga dy personat e tjerë: shoferi Andi Maloku dhe Aleksandër Lahon.

Mes të shoqëruarve mësohet se janë edhe Plaurent Dervishaj, kunati i Lulzim Berishës dhe Julian Meçe, të cilët u plagosën në atentatin e organizuar ndaj tyre në qershor të këtij viti, thuajse në të njëjtën zonë ku ndodhi ngjarja të premten.

Sipas "Panoram", në Polici janë mbi 70 persona, të cilët, pasi u është marrë dëshmia, janë lënë të lirë. Mes të shoqëruarve ka edhe persona me precedentë, si dhe ish-anëtarë dhe drejtues së të ashtuquajturës “Banda e Durrësit”.

Kemi shoqëruar një numër shumë të madh personash. Mes tyre, dëshmitarë, të dyshuar, si dhe miq e të njohur të Ndojës dhe Lahos. Kemi shoqëruar një pjesë të mirë të personave me precedentë kriminalë nga Durrësi, Sukthi dhe Shijaku. Gjithashtu, janë shoqëruar Plaurent Dervishaj dhe Juljan Meçe, të cilët janë marrë në pyetje dhe janë lënë të lirë, sikurse edhe pjesa tjetër e të shoqëruarve”, thanë dje burime nga Policia e Durrësit./Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH