Aktualitet

Atentati ndaj prokurorit Ndoja, analiza e ADN-së fundos Redjan Rrajën

Shkruar nga Liberale
Atentati ndaj prokurorit Ndoja, analiza e ADN-së fundos Redjan Rrajën

Të tjera prova kanë dalë për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, të cilat kompikojnë më tej pozitën e Redjan Rrajës, si i vetmi i i arrestuar për ngjarjen e1 nëntorit.

ADN-ja e përftuar në kampionet e marra në tri sende në makinën e autorëve, eshtë e përputhshme më atë të Rrajës.

“Redjan Rrajës i është kërkuar analiza e ADN-së dhe tashmë ka dalë përgjigja nga laboratori i Kriminalistikës. Hetuesit kanë marrë material biologjik në tre sende të makinës së autorëve që u gjet e braktistur në Shkafanë. Ato përputhen plotësisht me ADN-në e Redjan Rrajës. Kjo e lidh drejpërdrejt Rrajën me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj. Avokati i tij ka bërë disa memo kundrejt prokurorisë ku kërkon ti vihet në dispozicion materiali hetimor por prokuroria ka thënë se janë çështje sekrete. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dyshime jo vetëm për praninë e Rrajës në makinën e auorëve të krimit, por dyshimet më të forta janë se ai e ka drejtuar këtë atentat", tha gazetarja në lidhje direkte për Abc News.

Redjan Rraja, u arrestua pak ditë pas ngjarjes, si i dyshuar për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoji, shoferit të tij, Andi Maloku, që ndërroi jetë dhe Aleksandër Lahos i njohur edhe si “Rrumi” i Shijakut./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH