Aktualitet

Atentati ndaj prokurorit, ja sa persona janë shoqëruar në polici

Shkruar nga Liberale
Atentati ndaj prokurorit, ja sa persona janë shoqëruar në polici

Ka shkuar në 10 numri i personave të shoqëruar për atentatin që ndodhi ditën e djeshme në Shkozet të Durrësit, ku u qëlluan tre persona mes tyre edhe prokurori, Arjan Ndoja.

Si pasojë e të shtënave mbetën të plagosur; prokurori Ndoj, Aleksandër Laho, i njohur ndryshe edhe si Landi Muharremi, një person me precedentë penalë.

Po ashtu u plagos edhe Andi Maloku, shoferi i prokurorit, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH