Aktualitet

Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, SPAK kërkon burg përjetë për Redjan Rrajën

Shkruar nga Liberale
Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, SPAK kërkon burg përjetë

SPAK ka kërkuar burg përjetë për Redjan Rrajën, i cili akuzohet nga prokuroria si ekzekutor në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj.

Ndërsa për Arjol Halilajn, SPAK ka kërkuar 35 vjet burg. Ky i fundit akuzohet si ndihmës, pasi sipas prokurorisë është personi që e mori me makinë pas atentatit.

Ngjarja ndodhi nëntor të 2019-s pranë mbikalimit të Shkozetit, ku mbeti i plagosur prokurori Arjan Ndoja, miku i tij Aleksandër Laho, i njohur si “Rumi i Shijakut”, si dhe shoferi Andi Maloku, i cili ndërroi jetë pas disa ditësh në spital.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH